Boksieri më i mirë i momentit Anthony Joshua do të rikthehet në ring më datë 1 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur promotori i boksierit anglez, Eddie Hearn.
Kundërshtari i Joshua-s do të jetë amerikani Jarell Miller, i cili është i pamposhtur me një rekord prej 23 fitoresh (20 nokaute) dhe një barazim. Miller do të ketë përkrahjen e publikut të tij në këtë duel, që do të zhvillohet në New York por shanset që ai të mpshtë anglezin Joshua janë minimale.
IT’S OFFICIAL!! @anthonyfjoshua will make his American debut when he defends his WBA,WBO,IBF and IBO World heavyweight titles against @BIGBABYMILLER at the iconic @TheGarden June 1 live on @DAZN_USA and @SkySportsBoxing ????? pic.twitter.com/6CBQQHBPvN
— Eddie Hearn (@EddieHearn) February 13, 2019
Ajo që ka bindur Joshua-n të përballet me amerikanin ka qenë oferta e pabesueshme prej 30 milionë dollarësh nga e drejta televizive, shumë kjo që do të kalojë dhe arkëtimet e duelit që Joshua përfitoi kundër ukrainasit Wladimir Klitschko. Kjo do të jetë hera e parë që aglezi ndeshet jashtë territorit të Britanisë së Madhe.