Kukësi ka qenë një nga skuadrat që ka vuajtur më shumë nga dëmtimet këtë sezon dhe Cungu shpeshherë ka pasur të bëjë me zgjedhje të vështira. Aktualisht, të dëmtuar te verilindorët janë Cuculi, Kordeiro dhe Rrumbullaku, por dhe dy sulmuesit, Shkurtaj dhe Rexhinaldo nuk kanë qenë në 100%, për shkak të disa frakturave të vogla.
Shoqata Bashkimi i Arbitrave komunikoi publikisht pak minuta më parë bojkotimin e kampionatit, pas sulmeve kundrejt Hamitit. Kjo shtyrje e Superiores është diçka shumë e mirë për Kukësin dhe Cungun, që mund të rikuperojë disa lojtarë.
Nuk dihet ende se për sa kohë futbolli shqiptar do të jetë pushim, por çdo ditë është në favor të verilindorëve, që po presin me padurim rikthimet e Kordeiros, Rrumbullakut e Cuculit.