Fejenordi gjen zëvendësuesin e Van Bronkhorst, i beson një tjetër legjende

Një ndër mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e Holandës, Jap Stam është emëruar trajner i Fejenordit, detyrë që do ta marrë prej verës së ardhshme. Gjiganti ka luajtur me ekipe si Mançester Junajtid apo Milan, teksa tashmë prej kohësh është i përqendruar në rolin e trajnerit dhe pak nga pak po ngjit shkallët e karrierës.

Aktualisht, 46-vjeçari është në krye të ekipit të Zvoles, klub ku ka luajtur si futbollist dhe ku është emëruar trajner prej fundvitit të shkuar. Pavarësisht se eksperienca te këta të fundit ka qenë mes shumë ulje-ngritjesh, ditën e sotme është zyrtarizuar se Jap Stam do të jetë trajneri i Fejenordit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Ekipi nga Roterdami për momentin drejtohet nga Xhovani Van Bronkorst, por ky i fundit ka bërë me dije prej muajsh, që ky do të jetë sezoni i fundit i tij në krye të Fejnordit. Kujtojmë, Van Bronkorst, arriti të rikthente titullin në “De Kuip”, i cili mungonte prej vitit 1999.

“Ka momente në jetë kur të vjen një shans që nuk mund ta lësh të të ikë nga duart dhe ky ishte i tillë. Nuk mund ta refuzoja Fejenordin, falënderoj Zvolen për mirëkuptimin. Falënderoj edhe tifozët e Zvoles për mbështetjen, do të jap maksimumin deri në ndeshjen e fundit, ndërsa më pas do të ndahemi si miq, sepse po largohem vetëm për shkak se kam ambicie më të mëdha”, tha Stam pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Fejenordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online