Butragenjo ende në gjumë: Nuk ka mbaruar…

Brenda një jave sezoni i Real Madridit ka marrë fund: eliminim i turpshëm nga Barcelona në kupë, disfatë fatale në kampionat ndaj Barcelonës, turp historik ndaj Ajaksit në Champions League.

Është moment zie në Madrid, por drejtori i Marrëdhënieve Institucionale të Realit, Emilio Butragenjo, duket se jeton në epokë tjetër.

Pak minuta pas eliminimit ndaj Ajaksi, Butragenjo foli për mediat dhe kërkon që të shihet përpara, sepse sezoni nuk ka mbaruar.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që na kanë dhënë këta lojtarë gjatë këtyre viteve dhe nuk mund të fitojmë gjithnjë. Tifozi i vërtetë nuk e harron kurrë këtë. Kemi pësuar një humbje shumë të rëndë, nuk jemi mësuar me gjëra të tilla, por duhet vlerësuar gjithçka ka bërë ky ekip.  

“Është një natë e trishtueshme për të gjithë, por duhet qetësi. Na mbeten shumë ndeshje në javët e ardhshme, sezoni nuk ka mbaruar”.

Për sa i përket ndeshjes, Butragenjo fajësoi fatin: “Gjithçka na eci ters, çdo moment vendimtar ishte kundër nesh. Vranë goditi traversën, Ajaksi shënoi, kështu vijoi deri në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online