Zinedin Zidan dëshiron Junajtid, sinjali më i fundit është kuptimplotë

Zinedin Zidan dëshiron me patjetër të marrë drejtimin e stolit të Mançester Junajtid dhe për t’u përgatiur për rolin në “Olld TRaford”, trajneri po merr mesime të gjuhës angleze. Te “Djajtë e Kuq” po e mendojnë seriozisht një ndryshim në drejtimin e skuadrës, pas startit të dobët të sezonit dhe përplasjeve publike me Pol Pogba.

Në situatën e krijuar, ish-trajneri i Realit të Madridit, Zidan, është përfolur si alternativa më e mirë për të kthyer humorin brenda ekipit dhe për të ndryshuar ecurinë e Mançester Junajtid. Për të qenë i disponueshëm në çdo moment që të punojë në “Teatrin e Ëndrrave”, francezi duket se ka refuzuar shumë oferta nga klube të tjera.

46-vjeçari, që në karrierën si futbollist është cilësuar një prej më të mëdhenjve në histori, arriti që gjatë punës për dy vjet e gjysmë te Reali, të bashkonte një skuadër që dukej e ndarë me klane dhe të merrte më të mirën nga yjet, që nuk po paraqiteshin në nivelin e pritur, duke fituar tre herë me radhë trofeun e Champions League, arritje e paregjistruar nga asnjë klub tjetër.

Emërimi i Zidan shihet si mjaft pozitiv për atë që francezi përfaqëson, si edhe për imazhin që ai transmeton në opinion dhe të tifozët. Bordi drejtues i “Djejve të Kuq” dhe zv.presidenti ekzekutiv, Ed Uodëord janë pro ndryshimit në stol, pasi duken të lodhur nga stili i Murinjos, që si zakonisht nuk i kursen polemikat me askënd, por edhe për të ndryshuar vazhdimësinë e sezonit, me Junajtid që prej javëve të para është 8 pikë larg kreut në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *