Zidan zbulon të ardhmen dhe “tremb” Murinjon

Zinedin Zidan dha dorëheqjen nga Reali i Madridit mbas fitimit të Champions-it të tretë rresht. Arritje fantastike e trajnerit francez me klubin spanjoll, por ai kishte nevojë për të pushuar dhe për të provuar një eksperiencë të re.

Pushimet janë drejt fundit dhe ai ka folur për të ardhmen e tij. Zidan është gati për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij dhe e zbulon në një prononcim për mediat spanjolle.

“Shumë shpejt do të rikthehem të stërvis një ekip, sepse kjo është ajo që më pëlqen të bëj dhe që kam bërë gjatë gjithë jetës time”, zbulon 46-vjeçari francez për “TVE”.

Emri i Zidan përflitet për stolin e Mançester Junajtid dhe ai shihet si zëvendësuesi perfekt i Zhoze Murinjos. Portugezi është në një situatë të vështirë, sa i përket rezultateve, por dhe marrëdhënies me drejtuesit e klubit dhe lojtarë të ndryshëm si Pogba dhe Marsial. Megjithatë, nuk përjashtohen dhe pistat: Juventus dhe PSG për të ardhmen e trajnerit francez.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online