Zinedin Zidan përflitet prej kohësh si një kandidat për t’u ulur në stolin e Mançester Junajtid. Trajneri francez, i cili u fut në histori duke fituar tre Champions radhazi me Real Madrid, ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe kaq ka mjaftuar për të ndezur shpresat e tifozëve të Junajtid.
46-vjeçari ka qenë në Londër bashkë me gruan e tij dhe ka postuar një foto në një kabinë telefonike, klasike për vendin ishullor. Tifozët e “Djajve të Kuq” janë lodhur me situatën e vështirë të ekipit dhe mosmarrëveshjet dhe ankesat e trajnerit Murinjo dhe i entuziazmon ideja e uljes së francezit në stolin e ekipit të tyre të zemrës.
Portugezi gjendet në një pozitë të vështirë dhe nëse situata nuk përmirësohet, klubi mund të vendosë ta shkarkojë atë. Nëse ndodh Mançester Junajtid do të jetë gati të nisë një etapë tjetër, kësaj here më Zidan në pankinë.
United calling!!!! It’s again Zidane hinted ? #MourinhoOut #ZidaneIn #MUFC pic.twitter.com/tqJsGpVX0m
— Ammad United ? ?? (@Ammadutd) September 26, 2018