Zidan kalon vetveten, më shumë trofe si trajner sesa futbollist

Statistika e frikshme e Zinedin Zidan: në një vit e gjysmë si trajner ka marrë në 9 kompeticione dhe ka ngritur trofeun në 7 prej tyre, një mesatare e frikshme prej 77,7%.

Si futbollist ishte fenomen te Reali, por fitoi vetëm 6 trofe si madrilen në 5 sezone, ndërsa askush nuk e imagjinonte në nivele të tilla si trajner, aq më shumë që shkoi te Reali direkt nga të rinjtë e klubit, pa eksperienca të tjera. Prej largimit të Rafa Benitezit dhe ardhjes së francezit Reali është kthyer në një makinë perfekte, që rreshton fitore, gola e rekorde.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Reali ngriti Superkupën e dhjetë në histori, në një El Clasico pa rivalitet. Trofeu i dytë srzonal pas Superkupës së Europës, tani as Kristiano Ronaldo nuk është më i pazëvendësueshëm.

Reali shënon prej 68 ndeshjesh rresht, praktikisht thuajse gjithnjë me Zidan në stol, i cii ka ngritur 7 trofe në 141 ndeshje, një trofe çdo 20 ndeshje.

Pas thuajse një dekade, Barcelona humbi El Clasico-n edhe në zotërim topi dhe Tiki Taka është harruar.

Është meritë e lojtarëve. Diferenca mes dy skuadrave është te uria, duket sa herë luajmë. Lojtarët e mi kanë talent, por jo vetëm kaq. Ka shumë pas këtij suksesi, duam trofe, në çdo kompeticion. Luajtëm mirë në të dyja ndeshjet, pjesa e parë ishte spektakolare, hymë shumë mirë në ndeshje, ushtrusm presion lart, ashtu si kishim planifikuar. Komplimente djemve, më kënaqën. Tani duhet të punojmë fort për të fituar sërish titullin dhe do të jetë një sezon i gjatë e i vështirë“, deklaroi Zidan pas ndeshjes, duke dhënë një leksion përulësie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *