Zinedin Zidan debutoi me fitore në pankinën e Realit, teksa triumfoi përballë Selta Vigos një ditë më parë, me rezultatin e pastër 2-0. Pas ndeshjes tekniku foli për mediat, teksa diskutoi mbi ndeshjen si dhe ekipin, ku pranoi se do të ketë shumë ndryshime.
NDESHJA ME SELTËN – “Nuk e nisëm mirë ndeshjen, por u treguam të duruar dhe në pjesën e dytë shfaqëm një nivel më të lartë. Në fund të vitit do të ketë shumë ndryshime, por për momentin dua të rikuperoj të gjithë lojtarët. Nuk mund të shpenzoj dhjetë javë, duke parë se kush do të qëndrojë apo kush do të largohet dhe do të vijë.”
EKIPI – “Askush nuk mund ta fshijë atë që këta lojtarë kanë arritur në të shkuarën me këtë ekip dhe dua që të mbështetem te të gjithë, të ndihen të gjithë të rëndësishëm. Kurtua do të rikthehet të luajë, gjithashtu edhe Lukas Zidan është në formë të mirë. Nuk mund të mbësshtetemi vetëm te një portier.”
TRAJNERËT E MËPARSHËM – “Nuk mendoj që ata që ishin përpara meje këtu nuk dinin t’i menaxhonin lojtarët, ose i trajtonin si të mbaruar. Nga ana ime, jam i bindur që janë të gjithë të fortë. Ndjesitë janë të mira edhe nisja ishte e mirë.”