“Zhunior nuk i përshtaten dy të tjerët”, Daiu tregon problemin e Partizanit: Mbajnë topin, por nuk japin dot vertikalizime

Përparim Daiu ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari. Këtë herë është folur shumë sa i përket javës së tretë në futbollin shqiptar, teksa u zhvilluan edhe dy përballjet e sotme për të kompletuar panoramën. Daiu ka komentuar më veçanërisht Partizanin duke treguar pikën e dobët të skuadrës.

“Rezultati ndaj Kukësi tregoi se Laçi është kockë e fortë, e ka karakterin. Barazoi ndaj Kukësit nga shifrat 0-2 dhe duke parë lojën e prodhuar, do ta ngjisi tabelën brenda pak kohësh. Egnatia-Skënderbeu? Egnatia ka qenë më këmbëngulëse, Skënderbeu ishte pa përvojë dhe me djemë të rinj.

Me kalimin e minutave edhe Skënderbeu nisi të mbante topin dhe të ishte më i rrezikshëm. Partizani? Dominon me mbajtjen e topit, por pa vertikalizime. Zhunior nuk i përshtaten dy lojtarët e tjerë të sulmit. Ndërrimet nuk ishin të duhurat. Të dy ekipet morën atë që dhuruan në fushën e lojës. Nëse Zhunior do t’i gjetën partnerët e duhur në sulm, do të jetë më i rrezikshëm”, tha Daiu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online