“Vllaznia dhe Teuta janë më të mirat e Superiores“, Lika zbulon çfarë i tha Adili pas kritikave nga ish-lojtari shkodran

Gilman Lika ishte i ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive“ të transmetuar në “RTSH“, ku ka folur për ish-ekipin e tij, Vllazninë. Sipas tij shkodranët kanë pasur mundësinë të merrnin tre pikët në të dyja ndeshjet e fundit, ndërsa së bashku me Teutën i veçon si më të mirat e këtij sezoni. Lika ka zbuluar edhe fjalët e Adilit në lidhje me kritikën që ky i fundit mori nga Zmijani.

“Dy ndeshjet e fundit, Vllaznia kishte mundësinë për të mbyllur ndeshjen. Me Partizanin nuk e kuptova përse u mbrojt shumë mbrapa. Nuk e di përse la kaq shumë terren. Kritika për Adilin? Kritika do të ketë gjithmonë, por vlejn atëherë kur bëhen nga njerëz të sportit. Unë kam folur me Adilin dhe më ka thënë se jam krenar që më ka përmendur emrin një si Zmijani. Vllaznia këtë sezon, pjesën e sulmit e ka më të mirë, e kanë justifikuar veten. Mendoj se janë duke bërë diferencën. Dua të them se  Vllaznia dhe Teuta për momentin janë më të mirat e Superiores”, ka thënë Gilman Lika./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online