Benfika mori një fitore fantastike 4-2 përballë Ajntraht Frankfurtit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës përballë tyre. Portugezët bënë një ndeshje të shkëlqyer, në veçanti i riu Zhoao Feliks, që shënoi tre gola dhe asistoi një herë.
Me tripletën e tij kundër ekipit gjerman, talenti i Benfikës bëhet lojtari më i ri që shënon tre gola në një ndeshje të Kupave të Europës. Vetëm 19 vjeç dhe 5 muaj, Feliks parakalon Marko Pjacan, i cili e mbante këtë rekord në 19 vjeç dhe 7 muaj.
10 futbollistët më të rinj që kanë shënuar tripletë në Kupat e Europës