Stiven Zherard është padyshim një ikonë e klubit të Liverpulit. Ish-kapiteni i “The Reds”, ka nisur karrierën e tij si trajner dhe për momentin është në krye të Rejnxhërsit. Anglezi, pavarësisht se tashmë punon diku tjetër, nuk mund ta largojë nga mendja dhe zemra klubin nga Merseyside.
I pyetur së fundmi nga mediat për ecurinë e Liverpulit dhe për mundësinë për të fituar titullin, Zherard u përgjigj sinqerisht. Legjenda e të kuqve deklaroi se pavarësisht se fokusin e ka te Rejnxhërsi, një sy e ka edhe te Liverpulit, ku në rast se fiton titullin, do të ishte njeriu më i lumtur në Botë.
“E mbaj mendjen edhe aty. Aktualisht punoj te Rejnxhërsi dhe i gjithë fokusi im është padyshim te Rejnxhërsi, por edhe një sy e kam në ‘Anfield’ dhe shpresoj që djemtë të qëndrojnë në rrugën e duhur për të fituar titullin. Do isha njeriu më i lumtur në Botë.”