Zënka në stërvitje, policia arreston “ngatrrestarin” e Fulhemit

Te klubi i Fulhemit ndodhen në një situatë të pazakontë. Sulmuesi francez Abubakar Kamara është arrestuar ditën e sotme pranë stërvitjes së skuadrës londineze, pasi ky i fundit është përfshirë në një sherr.

Klubi i Fulhemit ka reaguar duke falenderuar policinë për arrestimin dhe ndër të tjera ka lajmëruar se lojtari është i përjashtuar nga çdo aktivitet i klubit.

Telashet për Kamara filluan gjatë një ndeshje të Premier League, ku vendosi të gjuante një penallti, kundër rregullave të trajnerit Ranieri, i cili ekzekutimin e 11-metërshave, ia kishte lënë si detyrë serbit Aleksandr Mitroviç. Për ironi të fatit, Kamara e humbi penalltinë dhe u kritikua ashpër nga trajneri.

Disa ditë më vonë, francezi u përfshi në një sherr në palestër me serbin Mitroviç, çka bëri që klubi ta vendoste në shitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *