Arbër Zeneli ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve jashtë Holandës me paraqitjet e tij. Gjithashtu ai është një lider edhe te Kosova, çka e bën “xholin” e sulmit një lojtarë interesant. Momentalisht ai është një nga lojtarët me më shumë asiste dhe prej kohësh ndiqet nga Fiorentina.
Klubi italian kërkon një sulmues anësor dhe Zeneli është në listën e klubit të Serie A. Lojtari i Herenven pëlqehet shumë edhe në Turqi. Në të shkuarën është përmendur Gallatasaraji si një destinacion i mundshëm.
Por edhe Fenerbahçe e ka në listën e dëshirave Zenelin. Gjiganti turk nuk po kalon një periudhë të mirë dhe po shikon meriton si zgjidhjen e vetme për të lënë pas krizën e rezultateve të këtij sezoni. Sulmuesi i Kosovës është një nga ata lojtarë që mund t’u japë cilësi përpara dhe t’i ndihmojë në arritjen e rezultateve pozitive.
Gjithsesi Herenveni është klubi që vendos dhe kartoni i Zenelit vlerësohet rreth 5 milionë euro. Klubi holandez e transferoi 23-vjeçarin në janar të vitit 2016 nga Elfsborg dhe në Holandë ai po bën mjaft mirë.