Partizani nuk arriti ta menaxhonte siç duhej ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League ndaj Sherif Tiraspol. Të kuqtë pësuan një gol që në pjesën e parë dhë nuk arritën të reagonin edhe pse nukndërshtari i la hapësirë për të mbajtur topin.
Trajneri kundërshtar Zoran Zekiç shprehet se ekipi e tij e kontrolloi ndeshjen. Nuk mendon aspak se ka përfunduar gjithçka. Latifi ia kërkoi vetë zëvendësimin.
“Dua të uroj të dy skuadrat, pasi sot ndeshje u luajt në temperatura shumë të larta dhe ishte shumë e vështirë të luhej futboll, megjithatë mendoj se sot skuadra ime ishte më e mira sot. Shënuam një gol dhe patëm shumë raste të tjera ku u treguam të pasaktë. Gjithsesi kemi dhe një ndeshje tjetër, ku shpresojmë të arrijmë sërish. Ata mbrohen dhe kundërsulmojmë mirë, por sot ndeshjen e kishim ne në kontroll”.
NDESHJA E KTHIMIT – “Partizani do të luajë ndryshe ndeshjen tjetër. Mendoj se do të bëjnë një lojë shumë sulmuese. Do të jetë një gabim i madh nëse lojtarët e mi do mendojnë se se çështja e kualifikimit esht mbyllur”.
ZËVENDËSIMI I LATIFIT – “Ai e kërkoi vetë zëvendësimin pasi mbaroi pjesa e parë. Ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante mirë.”