Ze Maria: Skuadra u fut në stres pasi shënuam gol!

Trajneri Ze Maria ishte i lumtur për suksesin e skuadrës së tij. Pas ndeshjes me Luftëtarin. Tekniku brazilian ka folur në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” menjëherë pas ndeshjes.

A e kishit menduar një fitore të tillë?
Kisha imagjinuar një fitore, ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Pak rëndësi ka rezultatin 1-0 apo 3-1. Kisha parashikuar që do të vinte fitorja.

Imami…
Eni Imamin e kam ndjekur në miqësore. Kam folur me të dhe e vlerësoj shumë. Ja kam thënë këtë gjë, pasi luan në disa pozicione. E kam pasur gjithnjë në konsideratë.

A ishte ky formacioni më i mirë i Tiranës?
Do të punojmë për ndeshjet e ardhshme. Ndo është rikthyer dhe i dhashë pak minuta, por nuk e përdorëm më parë për mënyrën se si shkuan gjërat. Do të kemi mundësi që të përdorim dhe lojtarë të tjerë. Do të ketë hapësira për të gjithë. Diku që mund të ketë probleme mund të mos jetë në fushë.

Ishit mjaft i tensionuar pas daljes së Hoxhallarit me të kuqe?
Hoxhallari është i rëndësishëm për ne si në mbrojtje dhe në sulm. Skuadra u fut në stres kur shënoi gol, për shkak të ekzaltimit të golit. Duhet të jenë të qetë dhe të luajmë në mënyrën tonë dhe kur skuadra shënon.
Karabeci sërish në stol…

Kapiteni është profesionist dhe serioz. Kam folur me të dhe i kam thënë që në futboll është normale që të bëjmë zgjedhje. Kemi lojtarë në gjendje më të mirë dhe janë preferuar ata. Do të ketë mundësitë e tij gjatë këtij sezoni.

Sulmi…
Sulmi ka bërë mirë, megjithatë Ngo ende nuk mund të luajë një ndeshje të plotë dhe nuk mund të rrezikonim. Do të luajnë ata lojtarë që janë në formë. Ai do të jetë një alternativë cilësore më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *