Ze Maria si “ultras”: Ishte nder të mbroja këto ngjyra!

Zhoze Marselo Ferrera, i njohur si Ze Maria, provoi një eksperiencë në krye të Tiranës. Braziliani fitoi Superkupën dhe u rikthye në Superiore me bardheblutë, por garimi në elitë nuk shkoi ashtu sicc ai dhe drejtuesit donin.

Për këtë arsye ai zgjidhi marrëveshjen me mirëkuptim dhe tashmë pret ofertën e duhur për të drejtuar një tjetër skuadër. Ish-mbrojtësi i Interit, së fundmi nuk ka ngurruar të tregojë ndjenjat e tij për Tiranën dhe tifozët e saj.

“Ishte nder i vërtetë të isha pjesë dhe të mbroja këto ngjyra për një periudhë kohe, si dhe të shihja pasionin e vërtetë të këtyre tifozëve! Faleminderit shumë dhe forca TIRONA! Unë gjithmonë do të jem një  tifoz i juaji”, shkruan Ze Maria në llogarinë e tij në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *