Zbulohet si do të jetë topi zyrtar për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Si çdo kompeticion i rëndësishëm, edhe Liga e Kombeve do të ketë topin e saj zyrtar. Tashmë është zbuluar edhe si do të jetë “sfera” e lojës, e prodhuar nga kompania “Adidas” për turneun më të ri të organizuar nga UEFA.

Faqja “footyheadlines.com”, e specializuar në prezantimin paraprakt të pajisjeve sportive, në rang klubesh apo përfaqësueses, zbuloi imazhet e para të topit të Ligës së Kombeve. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë përpara startit zyrtar të turneut, i cili do të nisë në muajin shtator.

Shqipëria do të zbresë në fushë më datën 7 shtator, ku do të presë në “Elbasan Arena” Izraelin, ndërsa sfida e radhës do të jetë ajo kundër Skocisë. Përfaqësuesja e Kosovës e nis aventurën me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në trasfertë, ndërsa më 10 shtator luan në shtëpi përballë Ishujve Faroe.

[Best_Wordpress_Gallery id=”129″ gal_title=”Topi Liga e Kombeve”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online