Zbulohet objektivi kryesor i Liverpulit, Klop në dashuri me “mollën e ndaluar”

Evertoni bëri një ndër blerjet më të përfolura merkato e verës së kaluar, ku shpenzoi plot 40 milionë euro për të afruar Riçarlison nga Uatfordi. Një transferim që u kontestua shumë, për vetë faktin e shumës së çmendur, për një lojtar që kishte vetëm një sezon në Angli.

Gjithsesi, me kohën këto zëra janë shuar dhe forma që po tregon braziliani i ka bindur të gjithë, për sa i përket aftësive që ka. Paraqitjet e 21-vjeçarit nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga Jurgen Klop. Trajneri i Liverpulit me sa duket po e vëzhgon me kujdes sulmuesin.
Siç thuhet në mediat braziliane, Liverpuli po përgatitet për një sulm në merkaton e ardhshme për të siguruar shërbimet e yllit të Evertonit. Nga rivaliteti i dy ekipeve, duket diçka e pamundur, por në media thuhet se Klop e konsideron si objektiv kryesor 21-vjeçarin tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *