Kristiano Ronaldo u transferua te Juventus këtë verë, por gjatë merkatos së janarit, ai ishte pranë kalimit te një tjetër klub italian. Siç shkruan sot “Repubblica”, portugezi ishte objektiv i Milanit. Fasone dhe Mirabeli, dukë përfituar dhe nga marrëdhëniet e shkëlqyera me Horge Mendez, i cili është menaxheri i Ronaldos, kishin gati planin për të blerë CR7.
Një mundësi e tillë u zbeh, sepse te klubi kuqezi nisën problemet, që më vonë çuan në ndryshimin e pronarëve të Milanit. Kinezët u larguan dhe klubi i lavdishëm përfundoi te fondi Eliot.
Këta të fundit i treguan derën dhe dyshes Fasone-Mirabeli, të cilët kishin gati planin për afrimin e Ronaldos te ekipi i “Djallit”.