Atalanta do të provojë për herë të parë në historinë e saj emocionet e Champions Ligës. Djemtë e Gasperinit zhvilluan një sezon të jashtëzakonshëm dhe e mbyllen kampionatin në vend të tretë pas Juventusit dhe Napolit.
Drejtuesit e po synojnë të mbajnë “yjet” e ekipit dhe të përforcojnë skuadrën. Luis Muriel është dëshira e madhe e repartit ofensiv dhe akordi është afër.
Kolumbiani u aktivizua me Fiorentinën pjesën e dytë të sezonit, ndërsa kartonin e tij e zotëron Sevija. Sipas raportimeve të “Il Corriere di Bergamo”, Atalanta pritet të paguajë 15 milionë euro në arkat e klubit andaluzian.
Ekipi i Gjimshiti dhe Berishës pritet të formojë një dyshe kolumbiane në majën e sulmit, me Zapatën dhe Muriel, ndërsa nga krahët do të operojnë kapiteni Gomez dhe Iliçiç.