Zaza rikthehet në Torino, tanimë është zyrtare

Simone Zaza rikthehet në Itali. Sulmuesi 27-vjeçar do të luajë sezonin e ardhshëm me Torinon dhe zyrtarizimi ka ardhur nga klubi i Valencias. Torino ka marrë italianin në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

“Valencia CF ka arritur marrëveshjen me Torino FC ditën e premte për huazimin dhe blerjen e detyrueshme të sulmuesit italian, Simone Zaza. Klubi dëshiron ta falënderojë atë për angazhimin dhe përpjekjet e tij gjatë kohës që ishte lojtar i Valencias dhe i uron lojtarit fat të mbarë në Serinë A”, shkruan klubi spanjoll në komunikatën zyrtare.

Tashmë ai do të rikthehet në Torino, në qytetin ku për dy sezone mbrojti ngjyrat e Juventusit. Zaza zhvilloi një sezon shumë të mirë me ekipin spanjoll, duke shënuar 13 gola në 33 ndeshje të luajtura. Gjatë këtyre ditëve emri i tij u lakua afër shumë klubeve, me francezët e Marsejës që insistuan për shërbimet e tij, por 27-vjeçari, i cili ka shënuar dy gola me kombëtaren e Italisë, vendosi të zgjedhë ekipin e Maxarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online