Nikolo Zaniolo është lojtari që ka fituar zemrat e romanistëve. Mesfushori 19-vjeçar u mor këtë verë nga Interi për vetëm 4.5 milionë euro. Te Roma e kanë ditur mirë se çfarë po bëjnë dhe frytet e asaj marrëveshjeje të bërë me zikaltrit po i marrin që tani.
Mesfushori realizoi dy golat në fitoren 2-1 që Roma regjistroi kundër Portos, ndërkohë që edhe në Serie A ka shënuar tre herë këtë sezon. Së fundmi ka pasur edhe një takim të menaxherit të Zaniolos, Klaudio Vigoreli, me drejtuesit e Romës.
Për të rinovuar kontratën mes palëve një kërkesë është e qartë: nuk do të ketë klauzolë. Babai i Zaniolos, Igor, e ka parashtruar diçka të tillë. Momentalisht mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2023, por në aspektin financiar përfitimet janë të vogla për të riun.
Aktualisht ai përfiton 300 mijë euro në sezon dhe kontrata e re pritet të zgjatet deri në vitin 2024. Përfitimet e Zaniolos pritet të 6-fishohen, pasi paga pritet të shkojë në rreth 1.8-2 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të ketë bonuese të ndryshme në varësi të paraqitjeve të lojtarit dhe ekipit