Lufta për “Këpucën e Artë”, shifrat tregojnë krizën e madhe

U mendua si një garë treshe, por tanimë është kthyer në një ekuacion me shumë ndryshore. Se kush do ta fitojë garën për Këpucën e Artë duhet pritur. Vijon të kryesorë ende Latif Amadu i Teutës, autor i nëntë golave në kampionat. Ganezi i durrsakëve ka pasur fatin të ekzekutojë 4 penallti dhe t’i kthejë në gol.

KRIZA E GOLIT – Amadu nuk shënon prej gati dy muajsh në kampionat. E ka penalizuar edhe fakti që fazën përgatitore nuk e zhvilloi normalisht me grupin. Ka luajtur në dy ndeshjet e fundit me Tiranën dhe Kamzën, por e ka nisur nga stoli. Golin e fundit në kampionat ia ka realizuar Kastriotit dhe kjo ka ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2018.

Në të njëjtën datë në Superiore ka shënuar së fundmi edhe Vasil Shkurtaj. Vlonjati i transferuar te Kukësi i shënonte Skënderbeut me penallti, kurse me verilindorët në kampionat akoma nuk ka realizuar. Trajneri Cungu e ka pasur zgjedhje të parë në tre sfidat e parë të kampionatit, duke penalizuar në njëfarë mënyre edhe Rexhinaldon.

Sulmuesi nga Mozambiku e mbylli vitin 2018 me gol, teksa më 23 dhjetor i shënoi Kastriotit me një goditje me kokë. Rexhinaldo, ashtu si Shkurtaj, ka mbetur në kuotën e shtatë golave. Të tre këta sulmues kanë mbetur në vendnumëro.

GARA – Dejvi Bregu ka qenë më i penalizuari këtë periudhë. Vlonjati i Skënderbeut është dëmtuar gjatë fazës dhe nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare për këtë vit, çka normalisht e ka lënë ende në shifrën e shtatë golave.

Këtë shifër e ka kapur edhe Roxher i Kastriotit. Braziliani i realizoi Skënderbeut para dy javësh, ndërkohë që në një formë të mirë është edhe mesfushori Edon Hasani. Shkodrani ka shënuar dy herë këtë vit dhe tanimë numëron gola po aq sa Rexhinaldo e Shkurtaj, të cilët janë sulmues tipik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online