Zaniolo: Kam ngelur pa fjalë, se prisja kurrë këtë

Nikola Zaniolo është kthyer në harkun e pak javëve në lojtarin më vendimtar të Romës. Mesfushori shtatlartë u bë protagonist i takimit të sotëm ndaj Romës me dopietën e tij, duke u bërë lojtari më i ri italian që e arrin një gjë të tillë.

“Është e pabesueshme.  Kam ngelur pa fjalë. Kurrë nuk e prisja se ndodhte diçka  e tillë”, tha 19-vjeçari para mikrofonit të “Sky Sports”.

“Gjithsesi kemi ende ndeshjen e dytë. S’duhet ta kishim pësuar golin. Tani po luajmë si një grup i bashkuar. Nuk i lamë Portos asnjë mundësi, prandaj e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë në ndeshjen e kthimit. Tani ndihem i sfilitur, por jam shumë i lumtur ta bëj këtë për skuadrën. Të festoja me tifozët është një ndenjë e jashtëzakonshme, s’mund ta përshkruaj shpresoj të shënoj më shumë gola dhe të festoj sërish me ta”, përfundoi Zaniolo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *