Në Nion të Zvicrës, është hedhur sot shorti i Europa Ligë. Interi “gjen” Rapidin e Vjenës, një short ky shumë i favorshëm për zikaltrit.
Zëvendës presidenti i Interit, Havier Zaneti është ndalur për të folur para mediave menjëherë pas shortit : “Gjithçka shkoi mirë, por asnjëherë nuk ka ndeshje të thjeshta. Ne do të shohim cfarë do të ndodhe, por tek klubi ekziston një besim i madh. Ndjej keqardhje për eliminimin nga Champions, por tani duhet të shohim realitetin dhe Europa Ligë është kompeticion prestigjioz.”
“Sa i përket fjalëve të Nedved, unë nuk jam ai që duhet të përgjigjem.Sa i përket merkatos, në janar do të bëhen vlerësime dhe do ndërhyjmë nëse e shohim të arsyeshme.” Ndeshja e parë mes Rapidit dhe Interit do të zhvillohet në Austri me 14 shkurt, ndërsa e kthimit, një javë më pas.