Ymeraj ka “recetën”: Ja si shpëton Kastrioti nga rënia!

Ersil Ymeraj në verë kërkoi largimin nga Kamza dhe iu bashkua Kastriotit. Fazën e dytë ai nisi të aktivizohet rregullisht dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për krutanët. Shkodrani mendon se harmonia dhe ritmi në përgatitje i ka ringritur.

“Harmonia dhe ritmi që ka futur Devolli na kanë rritur. Jemi ekip me djem të ri dhe me cilësi, ndaj kemi besim”, tha mes të tjerash Ymeraj, i cili takimin e së dielës e ka special, pasi përballet me ish-skuadrën e tij.

“Është një ndeshje finale, pasi një fitore është pozitive për secilin ekip. Ne mjafton të mos dalim pa pikë”, u shpreh mesfushori. Kamza dhe Kastrioti ndajnë vendin e fundit me nga 16 pikë, ndërkohë që Ymeraj thekson se për të vijuar me rezultate pozitive duhet stërvitje e fortë.

“Të vazhdojmë me këtë ritëm në stërvitje dhe nga kjo do të vijnë edhe rezultatet”, thekson mesfushori 24-vjeçar, i cili këtë sezon është aktivizuar në 15 ndeshje dhe ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës me fanellën e Kastriotit në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *