Ylli i Liverpulit: Kombëtarja ime do njihet në të gjithë botën!

Ditën e nesërme fillon Kupa e Afrikës dhe nuk është e paktë prania e yjeve, që aktivizohen në Evropë. Nabi Keita, mesfushori i Liverpulit është një nga ata dhe do përpiqet të shkojë sa më larg me Guinenë e tij.

Shteti i vogël përballet me një grup të vështirë, ku është pjesë Nigeria, Madagaskari dhe Burundi. Kompeticioni do të zhvillohet në Egjipt. Në vitin 2015, Guinea arriti në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Synimet e 24-vjeçarit tani janë më të mëdha. Ai dëshiron të shkojë sa më larg dhe pas kësaj vendin e tij ta njohë e gjithë bota. Megjithëse ai pranon se ka shumë vështirësi para, është i bindur se bashkë me shokët e tij mund të arrijë ëndrrën.

“Futbolli afrikan është plot me surpriza. Nuk mund të nënvlerësosh asnjë ekip. Ne përballemi me tre skuadra të forta dhe shkojmë për të bërë më të mirën, në mënyrë që ta kalojmë grupin. Ne duam t’i tregojmë Botës se mund të shkojmë larg.”

“Futbolli në Guinea ka përparuar shumë. Kemi lojtarë në klube të mëdha. Shpresoj të arrij të jap më të mirën dhe bashkë me shokët e mi, ta bëj këtë kombëtare të njihet nga e gjithë bota”, përfundoi Keita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online