Barcelona duhet të ndërhyje fuqishëm në merkato. Për ta bërë këtë duhet të largohen lojtarë për të shtuar “muskujt” financiarë. Malkom Oliveira është emri i parë në listën e daljeve. 22-vjeçari me gjithë talentin dhe shpejtësinë e tij, nuk është parë si një lojtar, që arrin të mbajë presionin e ofensivës katalanase.
Sipas ”Sport.es” edhe Malkom i ka shprehur klubit dëshirën për t’u larguar. Anësori dëshiron të ketë më shumë minuta në dispozicion dhe të marrë më përgjegjësi mbi supe. Katalanasit e morën 41 milionë euro nga Bordo, pas një operacioni spektakolar, duke ia hequr nga duart Romës.
Ofertat për talentin nuk mungojnë. Premier Liga shihet si destinacioni më i mundshëm. Shifra që Barça dëshiron për të nuk zbret poshtë 40 milionë eurove. Por drejtuesit blaugrana nuk dëshirojnë të heqin dorë plotësisht nga ylli latin. Në klauzolën e shitjes së tij, Barcelona pritet të përfshijë edhe opsionin e riblerjes më një çmim të fiksuar.