Gazetari i njohur sportiv, Ylli Aga, ka qenë i ftuar në emisioni “Pressing” në “ABC Neës”, ku ka folur për situatën e vështirë financiare në të cilat ndodhen disa klube të Kategorisë Superiore. Aga është i mendimit se klubet që rrezikojnë më shumë janë Skënderbeu dhe Luftëtari.
“Jam i mendimit se do të rrëzohen dy klube. Më të rrezikuarit janë Skënderbeu dhe Luftëtari. Këtë e them për shkak të gjobës prej 1 milionë eurosh dhe faktit që nuk ka sens financiar të mbash një klub në Superiore, pa pasur objektiv pjesëmarrjen në Europë. Me aq sa di, Tirana dhe Vllaznia i kanë tejkaluar problemet e tyre me borxhet ndaj tatimeve. Të dyja klubet kanë arritur një marrëveshje me drejtorinë e tatimeve. Këto kontrata me tatimet do të shqyrtohen nga komisioni i licencimit për t’u parë nëse janë të vlefshme ose jo”.
DINAMO – “Dinamo do të jetë një ekip shumë kompetitiv për sezonin e ardhshëm. Kanë kontaktuar lojtarë të cilësorë dhe së fundmi janë në bisedime me një trajner shumë të njohur”.