Munguan kundër Lionit, Arsenali sqaron situatën e Ozil-Kolasinaç

0

Arsenal u paraqit në ndeshjen e vlefshme për “Emiratës Cup” ndaj Olimpikut të Lionit pa Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac. Dy lojtarët para pak ditësh ishin viktima të një sulmi nga persona të pa identifikuar. Kjo është edhe arsyeja pse boshnjaku dhe gjermani nuk ishin pjesë e skuadrës në ndeshjen që shokët e tyre e humbën 1-2.

Këtë e konfirmon edhe vetë trajneri Unai Emeri: “Çdo lojtar është shumë i rëndësishëm në ekip, por gjithashtu çdo moment dhe disa rrethana na bëjnë të marrim disa vendime në të mirë të shëndetit të lojtarëve. Ata erdhën këtë mëngjes, por unë fola me ta dhe vendosa se ishte më mirë të vazhdonin pushimin e tyre me familjet e tyre edhe për disa ditë”, u shpreh Emeri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.