Ish-kapiteni i Çelsit dhe Anglisë, Xhon Terri, do të bashkohet me Aston Vilën, ka deklaruar pronari i klubit nga Championship-i anglez, Toni Ksia.
“Mirëseerdhe në Birmingam, te Aston Vila, Xhon Terri… Lajmërimi zyrtar nga klubi së shpejti”, shkruan Ksia në faqen e vet në Twitter, duke e dhënë i pari lajmin e bujshëm.
???????Welcome JT to Birmingham city…Aston Villa?!#UTV! @AVFCOfficial Announcement shortly!
— Dr. Tony Xia (@Dr_TonyXia) July 3, 2017
Tashmë 36 vjeç, Terri e mbylli karrierën me Çelsin në fund të sezonit të shkuar, duke u larguar si kampion, ndërsa la të hapur mundësinë e tërheqjes nga futbolli, por duket se tashmë ka vendosur të udhëheqë Aston Vilën drejt kthimit në Premier Ligë, ku i takon këtij klubi legjendar.
Natyrisht, do të duhet një shpenzim i konsiderueshëm dhe flitet se Vila i ka ofruar thuajse 3 milionë sterlina në sezon, një shifër e frikshme për standardet e Championship-it anglez.