Flamurtari kërkon pasuesin e Danilo Alveshit, dy ditë kohë sulmuesit të Luftëtarit

Përtej deklaratave optimiste të klubit vlonjat, Danilo Alvesh nuk do të kthehet më në Vlorë. Krisja e fundit duket e thellë dhe është e vështirë që të kthehet paqja, pas deklaratave të fundit të sulmuesit brazilian, i cili është i prerë në kërkesën për prishje kontrate, si pasojë e pagesave të vonuara për shumë muaj. Çështja pritet të shkojë në FIFA dhe aty Flamurtari rrezikon shumë, ndaj gjithçka mund të bëhet në këtë moment është të shlyhet sulmuesi dhe të prishet kontrata me mirëkuptim, për të evituar gjyqin.

Ndërkaq, trajneri Shpëtim Duro vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe praktikisht 60-70% e skuadrës është gati, pas afrimeve cilësore në javët e fundit.

Mbrojtja nuk ka më nevojë për asnjë ndërhyrje, mesfusha është thuajse e kompletuar dhe problem mbetet sulmi, ku është pikë kyçe Tomisllav Bushiç, por duhet edhe një sulmues niveli, edhe pse Ardit Hoxhaj mund të kthehet në nivelet e tij më të larta dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Gjithsesi, duhen 3 lojtarë cilësorë përpara dhe tashmë Flamurtari ka si prioritet Rexhinaldon e Luftëtarit. Sulmuesi i kombëtares së Mozambikut vjen nga një sezon i shkëlqyer në Gjirokastër, me 8 gola të shënuar dhe 3 asiste në 32 ndeshje. Një sulmues i dytë, Rexhinaldo do të krijonte një dyshe sulmuese perfekte me Bushiç, pasi është një futbollist që lëviz pa fund dhe krijon hapësira të mëdha e ka pasime të sakta e të shpejta për lojtarët e tjerë.

Problemi është se Rexhinaldo po pret oferta të tjera dhe po qëndron pasiv, ndaj Flamurtari ka vendosur ta presë edhe 2 ditë, para se të shohë për alternativa të tjera në sulm, mëson “Sport Ekspres”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online