Xhon Terri gati për aventurën e re, kryen testet mjekësore në Rusi

Xhon Terri është 37 vjeç, por siç duket nuk e ka ndërmend që të tërhiqet të paktën as këtë edicion. Mbrojtësi u aktivizua me Aston Vilën në edicionin e fundit në Chmpionship, por klubi anglez vendosi që të mos e zgjasë më bashkëpunimin me ish-lojtarin e Çelsit.

Edhe pse shumëkush mund të ketë menduar se Terri mund ta mbyllë me futbollin e luajtur, nuk do të ndodhë kështu, pasi sot me shumë gjasa do të vijë dhe prezantimi në skuadrën e re. Siç bëhet me dije Terri po kryen testet mjekësore në këto momente në Rusi, ku Spartaku i Moskës është gati që t’i ofrojë një kontratë të re.

Skuadra ruse u detyrua që të bënte këtë lëvizje edhe i detyruar nga dëmtimi i Samuel Gigot, i cili me shumë gjasa mund ta ketë mbyllur edicionin. Terri është një lojtar i lirë dhe mund të nënshkruajë pa problem me skuadrën e re. Sigurisht që Spartaku merr një emër të madh të futbollit anglez dhe me shumë eksperiencë, por mosha sërish lë vend për pikëpyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *