VIDEO/ Kapiteni Nejmar dhe Firmino i mjaftojnë Brazilit ndaj SHBA-së

Brazili zbriti në fushë në orët e para të këtij mëngjesi për të sfiduar Shtete  bashkuar atë Amerikës. Të besuarit e Tites kanë marrë një sukses të pastër 2-0. Kujtojmë që ishte ndeshja e parë e brazilianëve që pas eliminimit nga Belgjika në Kupën e Botës.

Pesë herë kampionët e Botës zgjidhën gjithçka që në fraksionin e parë. Gjithçka u bë e thjeshtë me një gol që në minutat e para, saktësisht vetëm 11 minuta pasi kishte nisur ndeshja. Kosta bëri gjithçka mirë nga e djathta dhe pasoi në qendër të zonës, ku Firmino me portën e boshatisur gjeti rrugën e rrjetës.

Vetëm pak sekonda para fundit të pjesës së parë Brazili fitoi të drejtën e një 11-metërshi. Ishte kapiteni Nejmar ai që mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë, duke shënuar golin e dytë. Në pjesën e dytë të dyja ekipet patën mundësitë e tyre, por pa mundur që të shënonin më asnjë gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online