Mançini: Baloteli do të përmirësohet, me Portugalinë fitorja detyrim

Italia nuk mundi që të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve. Skuadra e Roberto Mançinit e pa veten në disavntazh pas pjesës së parë. Ishte goli i Zhorzhinjos me penallti që shpëtoi azurrët nga humbja.

Pas ndeshjes numri një  stolit italian ka komentuar këtë ndeshje, duke mbrojtur në një farë mënyre sulmuesin Mario Baloteli, i cili ishte larg pritshmërive. Në anën tjetër Mançini thekson se fitorja në ndeshjen e ardhshme me Portugalinë është detyrim.

“Në pjesën e parë bëmë disa gabime, që nuk duhen përsëritur më dhe kjo na kushtoi shumë. Sa për Balotelin, ai nuk ishte në kondicionin e duhur fizik, por besoj se në takimet e tjera do të përmirësohet ndjeshëm dhe do të na japë më shumë”.

“Në pjesën e dytë reaguam shumë mirë, duke dominuar takimin, ndërsa mund të kishim marrë edhe fitoren. Kieza ka disa aftësi që të tjerët nuk i kanë dhe mundet të na japë epërsi numerike kur ka topin në këmbë. Tani duhet të lëmë pas këtë takim dhe të mendojmë për Portugalinë, ku fitorja është një detyrim”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online