Xhixha: Nuk kemi arritur asgjë, goli për… Uzunin

Redon Xhixha ishte “heroi” i Laçit në ndeshjen kundër Tiranës. Sulmuesi i ri shënoi golin e fitores, ndërkohë që pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh se duhet të ulin kokën, pasi nuk kanë arritur asgjë.

FITORJA – “Nuk e shohim renditjen, jemi të lumtur për këtë fitore dhe jam shumë i kënaqur për golin tim, por nuk kemi bërë ende asgjë. Duhet të ulim kokën e të punojmë, duke menduar vetëm për ndeshjen pasuese, asgjë më shumë”.

SAKRIFICA DHE DEDIKIMI – “Falënderoj doktor Dario Zërniç, i cili mundësoi praninë time sot. Kam pasur një dëmtim dhe kemi punuar shumë ditët e fundit. Dedikim për golin? Ia dedikova golin Uzunit, i cili ishte në tribunë duke na ndjekur”.

E ARDHMJA – “Tani kemi dy javë pushim dhe është diçka e rëndësishme, sepse kemi pasur kalendar shumë të ngjeshur dhe fizikisht ka qenë e lodhshme. Pozicioni në fushë? Nuk ka rëndësi, luaj në të dy krahët e sulmit, por për mua mjafton të jem në fushë, sepse jam gati të bëj edhe mbrojtësin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online