Xhenoa merr talentin e Juventusit, ja formula

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Më në fund, ka ardhur firma. Pas turneut në Amerikë, sulmuesi i ri i Juventusit, Andrea Favili do të vishet kuqezi dhe do të bëhet futbollist i Xhenoas, pasi klubet kanë rënë dakord mbi gjithçka: huazim me 5 mln euro dhe e drejtë blerje për 7 milionë euro të tjera.

Klubi bardhezi ka siguruar edhe blerjen e lojtarit fiksuar në 21 mln euro për verën e ardhshme dhe 24 mln euro pas dy sezonesh.

Nesër, Favili do të bëjë vizitat mjekësore. Favili, që sezonin e shkuar luajti në Serinë B me skuadrën e Askolit, në turneun amerikan ra në sy duke shënuar 2 gola në 3 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *