Kukësi niset në Gjeorgji pa Rexhinaldon, sulmuesi: Ka ende shpresë, na premtuan…

0

Duhet të ishte arma e Kukësit, por fishekët do të mbeten në shtëpi… Një histori e trishtë, edhe pse ende nuk është thënë fjala e fundit. Po flasim për sulmuesin e transferuar këtë verë nga Laçi te Kukësi, Rexhinaldo.

Ai bashkë me dy futbollistë të tjerë, Valon Ethemi dhe Edis Maliki, nuk janë pajisur me vizë për transfertën në Gjeorgji, përballë Torpedo Kutaisit. Pikërisht Rexhinaldo, që debutoi në sfidën ndaj Karabakut në Azerbajxhan, ka postuar në faqen e tij në Instagram një mesazh:

“I trishtuar që nuk udhëtova sot me skuadrën për në Gjeorgji për ndeshjen e parë të turit kualifikues në Europa League, të enjten, ndaj skuadrës pritëse, për shkak të problemeve burokratike (viza), bashkë me dy shokë skuadre. Klubi im bëri gjithçka deri sot, por më kot. Ende i bezdisur, sidomos për faktin që u paraqitëm në aeroport, për t’u kthyer në shtëpi më pas, pasi na kishin premtuar se gjithçka do të zgjidhej…

Sidoqoftë… ka ende shpresë për të udhëtuar nesër. Nëse do të ndodhë, do të jetë perfekte, sepse kam dëshirë të luaj dhe ndihmoj skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme. Nëse nuk do t’ia dal, sigurisht i uroj skuadrës time fat dhe një ndeshje të madhe, duke arritur fitoren. Forca Kukësi!”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.