Xhenoa i ka hedhur “grepat”, Zeneli jep sinjalin

Arbër Zeneli prej dy vitesh e gjysmë po bën mirë në Holandë me Herenven, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre. Ai mund të luajë në disa pozicione: në krahët e sulmit, por edhe si sulmues i dytë.

Është vetëm 23 vjeç dhe ka një krosim dhe një goditje mjaft të mirë. Në Itali është folur për një interesim të Napolit dhe të Fiorentinës, ndërkohë që para pak ditës në skenë doli edhe Xhenoa. Edhe vetë Zeneli, i cili shënoi dy gola në miqësoren Kosovë-Shqipëri, dëshiron të ndërmarrë një sfidë tjetër.

“Dua të provoj diçka tjetër. Po shikoj nga dita në ditë. Nëse transferim im dështon, do bëj gjithçka për Herenvenin. Personalisht nuk di gjë nëse ka interes për mua”, ka thënë sulmuesi anësor i Kosovës për “Leeuwarder Courant”. Zeneli është nën kontratë edhe për një vit dhe kartoni i tij vlerësohet në rreth 5 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *