Në skuadrën e Gabalës luajnë jo pak por tre lojtarë që në të shkuarën kanë pasur eksperiencat e tyre në Shqipëri. Veç Sabjen Lilajt, aktivizohen në skuadrën azere edhe Xhejms Adeni, por dhe sulmuesi Rauf Alijev.
Dy ish-lojtarët e Skënderbeut e kanë nisur titullar ndeshjen e sotme që Gabala po fiton ndaj Sabah Baku. E veçanta është se nigeriani ka mundur që të gjejë rrugine rrjetës që në minutën e 5-të. Xhejms i dha avantazhin skuadrës së tij.
Goli i katërt për 25-vjeçarin, i cili është një titullar fiks si dhe Sabjen Lilaj. Pozitive që edhe lojtari kuqezi po aktivizohet, pasi i krijon mundësinë vetes për të marrë një ftesë për ndeshjet e muajit nëntor.