Xhampaolo: Kam ardhur në “La Scala”-n e futbollit, ja synimi im

0

Marko Xhampaolo ka zbuluar filozofinë e tij dhe futbollin që dëshiron të praktikojë te Milani. Trajneri i “djallit” Ka folur për Milan TV, duke treguar edhe synimin dhe objektivat e tij.

“Në fillim humbisja shumë ndaj Milanit, kohët e fundit kemi marrë disa fitore, ndoshta sepse stërvisja ekipe më konkurruese. Të luash në “San Siro” është emocion, jo më kot është “La Scala” e futbollit.”

“Serie A ka qenë konkurruese vitet e fundit. Këtë vit janë rikthyer Konte dhe Sarri, të cilët janë trajnerë të aftë. Ka ndryshim tendence dhe ndryshim mentaliteti.”

“Historia e Milanit tregon për një klub dhe një skuadër që ka kërkuar gjithmonë bukurinë, estetikën e lojës, veç rezultatit. Ose më mirë, të arrish rezultatin me lojë të bukur, sepse kjo është kultura e kuqezinjve. Ky klub ka fituar trofe, nëpërmjet  lojës dhe ideve sulmuese. Nuk mund të krahasohem me Milanin e viteve të arta, por objektivi ky është.”

“Misioni im është të luaj atë futboll joshësh dhe atraktiv, më pas të fitojmë. Jam në klubin e duhur që e njeh atë kulturë, sepse e posedon. Kështu janë mësuar në historinë e tyre. Mezi pres të futem në Milanelo. Kam dëgjuar të flitet mirë për këtë qendër, ndoshta mbaroj pushimet më herët dhe shkoj ta shoh dhe të përshtatem sa më shpejt.”

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.