Xhaka-Panuçi, tjetër takim!

“Sport Ekspres” zbulon prapaskenat: lojtari kontakton me trajnerin e kombëtares, për të sqaruar keqkuptimin. Por, vendimi final mbetet i italianit. Ja si shkuan gjërat në të vërtetë

Anton Cicani

Të gjithëve na ka ndodhur të gabojmë, të paktën njëherë në jetën tonë! Të falësh është njerëzore, sidomos nëse merr parasysh shumë faktorë dhe nëse mundohesh të kuptosh se çfarë vërtet ka ndodhur. Mes Kristian Panuçit dhe Taulant Xhakës (“do të flas me datë 28 gusht, kur edhe të dal në konferencë”, tha trajneri i Shqipërisë për “Sport Ekspres”) raporti nuk është prerë në mënyrë përfundimtare dhe palët, madje, kanë rinisur kontaktet për t’u takuar, këtë herë, vërtet dhe ajo ashtu si ndodhi në Zvicër, pas ndeshjes së Bazelit. Një ndeshje që prishi planet e Xhakës, por edhe të trajnerit Italian, i cili ishte shoqëruar nga Ervin Bulku. Sigurisht, edhe nervozizmi në mes dhe një surprizë e pakëndshme nga trajneri, që vendosi që lojtarët të cilët nuk luajtën të dilnin në stërvitje në fushë, pasi ndeshja mbaroi. E megjithatë, asgjë s’ka mbaruar dhe do të ketë një tjetër takim, përpara se të vijë edhe data e 28 gushtit, kur edhe Panuçi të dalë në konferencë për shtyp përpara medieve sa i përket ndeshjes me Lihtenshtejnin, në “Elbasan Arena”.

Ngjarja – Më 30 korrik, Panuçi dhe Bulku udhëtuan drejt Bazelit, pasi kishin qëndruar në Zyrih… Objektivi ishte takimi me Taulant Xhakën, me të cilin kishte komunikuar ish mesfushori i Tiranës, duke rënë dakord se pas ndeshjes, në një hotel pranë qytetit, do të ndodhte edhe takimi dhe ballafqimi. Pas ndeshjes së fituar nga Bazeli ndaj Luzernës, megjithatë, pasi kanë pritur dy orë dhe pasi telefoni i Xhakës rezultonte i fikur, Panuçi dhe Bulku janë kthyer në Zyrih, aty ku janë takuar me Burim Kukelin dhe më pas të nesërmen janë nisur drejt Shqipërisë.

Reagimi – Menjëherë pas kësaj ngjarje, që u bë publike ekskluzivisht nga “Sport Ekpres” atë ditë, ishte Xhaka ai që reagoi në rrjetet sociale, në facebook, pasi nuk pranoi të fliste me gazetën, ashtu sikurse s’e bëri edhe Panuçi. Ja version i tij: “Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë. Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panuçi kam pas kontakt pozitive. Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim. Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi. Falënderoj trajnerin per interesimin edhe angazhimin. Me Respekt Taulant XHAKA”

Vendimi – Pas asaj që ndodhi, Panuçi mori vendim që s’do ta thërriste për sfidën ndaj Lihtenshtejnit, teksa priste të paktën ndjesën e lojtarit dhe një sqarim. Madje, nëse s’do të kishte më komunikim mes të dyve, atëherë Taulanti mund edhe ta kishte mbyllur me kombëtaren.

Sqarimi – Por, pikërisht në këtë moment kritik dhe delikat, ka ardhur edhe prapakthehu i Xhakës, që ka kontaktuar dhe kërkuar një takim të dytë, këtë herë, që do të zhvillohet po në Zvicër, por për të sqaruar se e gjitha ishte një ngatërresë dhe mosdëshirë nga ana e tij për të veshur fanellën kuqezi. Panuçi e ka pritur mirë dhe kërkon të dijë më shumë.

Versioni – Sipas asaj që ka arritur të mësojë “Sport Ekspres”, Taulant Xhaka i ka rrëfyer miqëve të afërt se çfarë ndodhi realisht atë ditë dhe pse nuk u zhvillua takimi me Panuçin dhe Bulkun. Sipas Xhakës, mesazhet ishin shumë të paqarta, teksa trajneri i Bazelit vendosi që pas ndeshjes me Luzernën të nxirrte në stërvitje atë dhe të tjerët që nuk luajtën. Telefoni i Taulantit qëndronte në dhomat e zhveshjes, ndërsa në fushë, teksa stërvitej, pati edhe një debat me një tifoz, që i thërriste nga tribuna. i nervozuar, ai ka dalë dy orë pas ndeshjes jashtë stadiumit, ndërsa më pas ka hapur edhe telefonin, duke parë mesazhet e Bulkut. “Nuk e kuptova mesazhin, sinqerisht. Pastaj, kur dola nga stadium, ishte vonë dhe ata kishin ikur…”, mësohet t’I ketë thënë miqëve Xhaka. Ndërkohë, Panuçi pret një sqarim dhe këtë herë duke mos marrë parasysh asgjë.

 

Momenti i hidhur, Xhaka luan vetëm 7 minuta

Vetëm 7 minuta ka luajtur dje Taulant Xhaka me fanellën e Bazelit. Mesfushori i Shqipërisë, siç duket, do të ketë raporte jo edhe aq të mira me trajnerin Viki, teksa është zgjedhur zëvendës kapiten i dytë pas çekut Sushi dhe qendërmbrojtësit Lang. Në fakt, trajneri sakaq ka preferuar që përpara ta mbajë shiritin Lang dhe kjo ka acaruar Xhakën, që e ka shprehur këtë gjë me indinjatën e tij. Kështu, pasi ndaj Luzernës u la në stol për 90’, dje ai e nisi nga pankina dhe mori vendin e Van Vonsvinkelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online