Nga Balliu tek Abrashi, Panuçi maratonak

Trajneri i ri i kombëtares e ka nisur vrullshëm aventurën e tij të re në krye të bankinës kuqezi. Pas daljes “blof” me Xhakën, jo për fajin e tij, tashmë tekniku italian i ka marrë “mbarë” të gjithë lojtarët e tjerë, por dhe ata që në të ardhmen mund të jenë të nevojshëm për përfaqësuesen.

Ivan Balliu mund të jetë risia e ndeshjeve të ardhshme të Kombëtares. Panuçi ka zbritur mbrëmjen e djeshme në Francë ,aty ku ka ndjekur 25-vjeçarin. Balliu luajti për 90 minuta, me Metz, megjithatë skuadra e tij u mund me rezultatin 1-3 nga Guingamp. Nuk është çudi që mbrojtësi të jetë i pari lojtar i ri i epokës “Panuçi”, por gjithçka në këto momente është në fazën e studimit dhe më vonë do të vendoset për të.

Nga një alternativë tek një i konfirmuar, sepse timonieri i Shqipërisë ka fluturuar sot drejt Gjermanisë, aty ku do të ndjekë dhe “pitbullin” Amir Abrashi. 27-vjeçari ka qenë një lojtar i rëndësishëm i skuadrës kuqezi dhe me shumë gjasa i tillë do të mbetet dhe në epokën e Panuçit.

Mësohet se trajneri do të vijojë me vizitat ”blic” për t’u njohur me lojtarët e tij, por dhe me formën e tyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online