Xhaka, një mesazh për De Biazin

0

Taulant Xhaka nuk është më pjesë e kombëtares shqiptare dhe e ka bërë të qartë se nuk do të kthehet për sa kohë në drejtim do të jetë Xhani De Biazi.

Mesfushori la grumbullimin e kombëtares para miqësores me Bosnje-Hercegovinën pas ndeshjes me Italinë, i irrituar për mungesën e aktivizimit e të një shpjegimi nga ana e De Biazit se përse nuk ishte preferuar në atë ndeshje.

Edhe në ditët pas ndeshjes kundër Italisë Xhaka u tregua shumë i ashpër me trajnerin dhe pati edhe debate e thumbime në distancë, ndaj lënia e tij jashtë ndeshjeve të radhës nuk përbën lajm për askënd.

Sot Xhaka ka postuar në Facebook një foto të tij me fanellën kuqezi dhe ka postuar një mesazh të qartë për trajnerin italian, edhe pse paksa në kod: “….. vijnë e ikin, por unë gjithmonë kuqezi. Lutem me fitore”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online