Xhaka kërkon të kthehet: Nuk kam thënë kurrë që do e lë Shqipërinë

Taulant Xhaka është penduar për sjelljen e tij dhe i ka kërkuar falje trajnerit Kristian Panuçi, edhe pse pasi refuzoi ta takonte në Bazel, e konsideroi shpifje lajmin që publikoi “Sport Ekspres” në lidhje me mosparaqitjen e tij në takim.

Tani mesfushori i Bazelit dhe i kombëtares sonë, të paktën deri para disa muajve, ndryshon version dhe në një komunikim me Top Channel deklaron se nuk ka thënë kurrë që do ta lërë kombëtaren, edhe pse realisht asnjë gazetë apo televizion nuk e ka vendosur në gojën e tij një deklaratë të tilla.

“Kohët e fundit janë shkruar shumë gjëra të pavërteta dhe të fryra në media. Unë asnjëherë nuk kam thënë se do të largohem nga Kombëtarja. Kam qenë dhe do të jem përgjithmonë një Kuqezi me zemër”, thotë Xhaka.

“Dua t’i uroj trajnerit të ri Kristian Panuçi suksese në këto dy ndeshje të radhës. Do ta ndjek si gjithmonë që nga sekonda e parë ndeshjen e përfaqësueses sonë. Vërtetë nuk do të mundem të jem në këto dy ndeshje, por me shpirt dhe me zemër mbetem gjithmonë brenda kësaj kombëtareje. Pres me padurim që t’i rikthehem skuadrës”, vijon Xhaka, i cili ka komunikuar me Panuçin për t’i kërkuar falje, por trajneri italian e la jashtë për zgjedhje teknike, bazuar në deklaratën e tij para pak ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *