Manaj prezantohet në Spanjë, Granada ndoshta shansi i fundit

Rej Manaj është vetëm 21 vjeç, por nuk është më një fëmijë dhe CV e tij është goxha e mbushur për moshën që ka. Si sulmues që është, duhet të shënojë, sa më shumë, dhe të sillet mirë.

Deri tani, Manaj ka qenë si Mario Baloteli, por duke marrë shumë nga aspektet negative të Balos dhe pak nga klasi që Supermario kishte para disa vitesh. Rruga mes suksesit dhe dështimit ndahet nga një vijë shumë e hollë.

Tani Rej Manaj tenton nga Spanja. Sulmuesi shqiptar, i cili sezonin e shkuar u nda mes Peskarës e Pizës në huazim, tashmë provon të gjejë rrugën e suksesit në Segunda Division.

Interi ka vendosur ta huazojë sulmuesin 20-vjeçar te Granada dhe sot klubi spanjoll ka zyrtarizuar transferimin. Klubi spanjoll ka të drejtën e blerjes përfundimtare, por nga ana tjetër Interi ka vendosur edhe një klauzolë që e lejon ta riblejë sulmuesin, pra tashmë varet gjithçka nga Manaj, i cili duhet të gjejë minuta dhe gola, për të kapur sërish edhe kombëtaren shqiptare.

Sezonin e shkuar Manaj luajti 29 ndeshje mes Serisë A e B dhe shënoi 4 gola, por rendimenti i tij pati shumë luhatje dhe gjithashtu marrëdhënia me trajnerin De Biazi, por edhe me Gatuzon te Piza, nuk ishte fort i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online