Ndeshja e së shtunës midis Lucernës dhe Bazelit u shoqërua me shumë tension midis lojtarëve të të dyja skuadrave. Rasti më polemik i ndeshjes ishte ai minutës së 37-të, ku Taulant Xhaka ndali me faull sulmuesin i Lucernës, Shkëlqim Demhasaj, i cili po vraponte i vetëm drejt portës kundërshtare.
Për habinë e të gjithëve gjyqtari i takimit Alen Bier e ndëshkon me të verdhë mesfushorin, veprim ky që sjell protesta nga lojtarët dhe tifozët e Lucernës. Loja vazhdoi të ishte acaruar deri në fund dhe gjithsej u morën katër kartonë të verdhë.
Në fund Bazeli arriti të barazonte me një gol në minutën e pestë të shtesës, duke marrë një pikë shumë të vlefshme në garën për vendin e dytë që të çon në kualifikueset e Champions. Në një intervistë në përfundim të ndeshjes, Xhaka u shpreh se veprimi i arbitrit ishte i duhur: “Demhasaj ndaloi dhe filloi të më tërhiqte, më pas unë dola gabova në ndërhyrjen e radhës. Protestat e Lucernës? Nuk më plas fare se çfarë thonë ata”, përfundoi Xhaka.