“Xhaka dhe Shaqiri i luajnë me Kombëtare të tjera”, në Brazil tregojnë suksesin që po arrin Silvinjo me Shqipërinë: I duhet vetëm një pikë për suksesin

Mediat braziliane janë duke shkruar së tepërmi për Shqipërinë. Gjithçka lidhet me trajnerin Silvinjo, i cili është duke shkruar suksesin me Kombëtaren tonë. Kuqezinjëve u mjafton një pikë në transfertën e Moldavisë ose në përballjen që do të zhvillojnë kundër Ishujve Faroe në shtëpi dhe janë automatikisht të kualifikuar për në Gjermani. Media në Brazil, “Uol”, ka shkruar një artikull rreth situatës së Shqipërisë.

“Silvinjo nuk mund të llogaris lojtarët shqiptarë më të rëndësishëm në Europë, Rrahmani, Xhaka dhe Shaqiri luajnë për Kombëtare të tjera. Por ka Asllanin, rezervën e Interit dhe Armando Brojën. Vetëm një pikë dhe Silvinjo është në Europian”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online